HOTEL INTERNATIONAL PRISHTINA & SPA është i vendosur në lagjen Veternik, me një pamje të mrekullueshme të Prishtinës. Si mysafirët që vijnë gjatë javës, ashtu edhe ata që vijnë në fundjavë, do të të magjepsen nga ambienti i pashoq i këtij hoteli modern të stilit Europian.
Dhomat & Suitat
Hyrja në dhomat apo suitat e Hotel International Prishtina & Spa të jep instiktivisht ndjenjen e një vendi mikpritës të vërtetë. Këtu mysafirët mund të përfitojnë nga të gjitha shërbimet duke i shijuar ato në privatësi të plotë: Ne jemi gjithmonë të gatëshëm t'u shërbejmë mysafirëve tonë kur ata dëshirojnë atë.
Restaurants & Bars
Restoranti ynë La Rotisserie ofron një pamje të mrekullueshme mbi Prishtinën, ku ju mund të gjeni një kuzhinë franceze te rafinuar me prodhime deti. Sigurisht, gjithashtu mund të gjeni një menu degustacioni, ku do të ndiheni te relaksuar me partnerët tuaj. La Rotisserie ofron një menu të verërave vendore, italiane dhe franceze. Gjithashtu ketu mund ta shijoni Champagne-n e cilësisë së lartë. Pamja e restorantit ofron një mjedis te artit franqez.


Zbulo Qendrën Luksoze të SPA-së
Me 550 metra katrore SPA qendra jonë ju ofron një relaks të paharrueshëm. Është i kompletuar me një Pishinë me një gjatësi prej 16 metra , Jaccuzzi, Saune, Fitnes dhe masazh. Gjatë qëndrimit tuaj mund të shërbeheni me pije të ndryshme si kafe, minerale dhe kokteje.
